Egla u shpreh se nuk e njihte, reagon publikisht gazetarja!

Ditën e djeshme, fituesja e “Big Brother VIP Albania 3” Egla Ceno, krijoi një pyetësor në InstaStory teksa i kërkonte ndjekësve të saj të gjenin personazhet që i kanë bërë bllok në Instagram.

Nga një listë e gjatë me emra, një ndjekës përmend gazetaren Dasara Karaiskaj dhe i kujton Eglës deklaratën e saj ofenduese duke shkruar: “Dasara kukumjaçka, qe desh vdiq kur fitove ti bisha? (VIP veç ne mendjen e vet është ajo)”.

“Nuk e njoh zemra. Mos i shaj gocat se gjynah”, ishte përgjigja e aktores, mirëpo vetëm pak orë më vonë ajo i fshiu të gjithë reagimet e saj.

Megjithatë një reagim ka ardhur sërish nga Karaiskaj.Ajo ka postuar një video në InstaStory ku thotë:

“Më është bombarduar DM e Instagramit me titujt e portaleve që ka reaguar Egla Ceno pas tre muajsh, më shumë ndoshta. Mua më vjen mirë se s’më harrojnë njerëzit. Unë personalisht njerëzit që nuk i njoh nuk i postoj te Instagrami im.

Unë nuk e njihja as Eglën edhe pse jam dashamirëse e teatrit skam qëlluar edhe lse shume teater shoh qe te shoh nje shfaqje qe te shkelqeje kjo grua por e pash te shkëlqente ne big brother. Iku vapa po vjen Big brotheri i ri tani. Do flasim”.

Visited 53 times, 1 visit(s) today

Leave a Comment