“Ua thej këmbët”: Nisin hetimet për kërcënimin e Agim Ademit ndaj tre lojtarëve të përjashtuar?

Edon Zhegrova, Aro Muriç dhe Florent Muslija u përjashtuan nga kombëtarja e Kosovës, pak para sfidës me Qipron. Shkak u bë një “dalje pa leje”, nga hoteli ku po qëndronin lojtarët.

U raportua, e s’u mohua nga tre lojtarët e apostrofuar se Kryetari i FFK-së Agim Ademi, i kërcënoi ata me fjalët, “ua thej këmbët”, “ua shkatërroj karrierat” etj.

Sipas burimeve Kryetari i FFK-së Agim Ademi, po hetohet nga Prokuroria tashmë në lidhje me këtë kërcënim ndaj lojtarëve të Kosovës. Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe burimet e gazetës Nacionale.

Ndryshe, për këtë skandal ka shkruar edhe gazeta e famshme spanjolle “MARCA”.

Visited 78 times, 1 visit(s) today

Leave a Comment