Aro Muric: Unë luaj për Kosovën me gjithë zemër

Gardiani i Kosovës, Aro Muric së bashku me dy bashkëlojtarët e tij tek Kosova, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, kanë qenë tema kryesore e kësaj jave në vendin tonë.

Të tre futbollsitët janë përjashtuar nga kombëtarja e Kosovës për arsye se kishin thyer rregullat e përzgjedhësit Foda.

Ata u përjashtuan një ditë para ndeshjes me Qipron.

Sa i përket këtij përjashtimi, portieri dardan gjatë ditës së sotme ka dhënë një intervistë për Telegrafin.

Përkundër që nuk ishte i pranishëm në ndeshjen ndaj Qipros, ai ishte i lumtur pas fitores së shtetit dardan.

“Jam shumë i lumtur që Kombëtarja fitoi në Qipro, kjo është gjëja më e rëndësishme, fitorja e Kosovës”, tha fillimisht Aro.

Më tej, ish-portieri i Manchester Cityt tregoi se çfarë ndodhi në ditën kritike për ta.

“Ne e kishim pushim ditën e shtunë dhe shkuam për ushqim dhe për të marrë pak ajër të pastër pasi ishim gjithmonë në hotel të mbyllur. Pjesa tjetër ishte thjesht gënjeshtër dhe gjëra që u sajuan”, tha Aro Muric.

Gjatë ditës së sotme, trajneri i Aros tek Ipsëich Toën, i ka dal në mbrojtje portierit, teksa foli edhe për këtë.

Visited 84 times, 1 visit(s) today

Leave a Comment