Kryeparlamentarja e Serbisë Bërnabiq: Nuk e di pse Lajçaku ka folur diçka të tillë. Pyetja është “a është tërhequr letra?”

Kryeparlamentarja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka refuzuar të japë përgjigje nëse e ka tërhequr letrën drejtuar Bashkimit Evropian, në të cilën ajo shprehte kundërshtim për Marrëveshjen e Ohrit.

“Pyetja e vërtetë është nëse është tërhequr?” ka thënë Bërnabiqi në një intervistë të enjten, duke refuzuar të japë përgjigjen sonte.

Ky debat u bë pasi ditë më parë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Prishtinë tha se letra kundërshtuese e ish-kryeministres serbe është tërhequr.

E në një intervistë për “Euronews Serbia”, Bërnabiq ka thënë se “nuk e di përse Lajçaku e ka thënë këtë”.

“Nuk kam folur me të, por e di cila është e vërteta dhe do ta dëgjojmë koha e duhur për shtetin dhe interesat tonë”, ka thënë ajo duke shtuar se “tani s’është koha.

Ajo ka shtuar se qëllimisht nuk po flet për këtë çështje.

Pavarësisht deklaratave të Lajçakut në Prishtinë, Bashkimi Evropian ka refuzuar të konfirmojë nëse Bërnabiq e ka tërhequr letrën.

Në letrën pas Marrëveshjeve, Bërnabiq kishte thënë se Serbia s’do t’i zbatojë pikat që ia konfirmojnë shtetësinë Kosovës.

Visited 396 times, 1 visit(s) today

Leave a Comment