Spahiu e ndez debatin: “Kurti fundoset nga ministrat e vet, e ngritet nga opozita”

Analisti Nexhmedin Spahiu ka folur rreth zgjedhjeve të ardhshme duke theksuar se Albin Kurti do t’i fitojë ato.

Sipas tij, kryeministrin Kurti e ngrit Opozita ndërsa ministrat e tij e fundosin.

“Albin Kurtin e ulin poshtë ministrat e tij ndërsa e ngrisin lartë Opozita dhe kritizerët e tij, sa herë po flet Opozita Albin Kurtit vetëm se po i shkojnë përqindjet përpjet, unë i kam disa statistika të NDI-së prandaj edhe po i flas këto fjalë”, tha ai.

Spahiu ka shtuar se në zgjedhjet lokale Vetëvendosja ka qenë me epërsi ndaj partive tjera.

Visited 56 times, 1 visit(s) today

Leave a Comment