Larg syrit të publikut: Më në fund mësohet ku gjendet Heidi Baci

Ditët e fundit, prezenca e Heidi Bacit në rrjetet sociale ka rënë ndjeshëm, me postime të rralla që kanë ngjallur kuriozitet te ndjekësit dhe publiku.

Ndërkohë që fansat spekulojnë për arsyet e këtij largimi, është përfolur se shkak mund të jetë një krisje në marrëdhënien e saj me Romeon.

Ky i fundit gjithashtu ka ulur frekuencën e postimeve në Instagram, duke shpërndarë kryesisht foto nga filmi i tij me Elvana Gjatën.

Megjithatë, përveç spekulimeve mbi jetën private, Heidi Baci është gjithashtu e përfolur për përfshirjen e saj në projektet televizive të ardhshme.

Zërat sugjerojnë se ajo do të jetë pjesë e panelit të emisionit të njohur “Goca dhe Gra”, duke u bashkuar me moderatoren Ilnisa Agolli.

Visited 189 times, 1 visit(s) today

Leave a Comment