Haradinaj i kërkoi përballje televizive, vjen reagimi nga Qeveria

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar përballje televizive kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.Kësaj kërkese i është përgjigjur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se kjo kuptohet si pakënaqësi i Haradinajt për shikueshmërinë e emisioneve ku merr pjesë ai.

Kryeziu ka kujtuar kur me 24 maj Kurti ka shkurtuar vizitën e tij në Londër që të merrte pjesë në seancë për përballje dhe ajo nuk u mbajt pasi s’ishin të pranishëm deputetët, në mesin e tyre as Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Me 24 maj, Kryeministri Kurti e pat shkurtuar vizitën në Londër dhe nga aeroporti erdhi direkt në seancë për përballje. Atë ditë pritej të kishte debat për 3-vjetorin e punës së qeverisë, me ftesë të AAK-së. Në konkluzionet e rezolutës, kërkohej shkarkimi i qeverisë. Debati nuk u mbajtë në mungesë të debutëve të opozitës (vetëm 3 deputetë ishin të pranishëm). Në atë seacë mungoi edhe vetë z. Haradinaj. Tërë dimrin e pranverën këtë vit kanë folur për këtë mocion, prej të cilit hoqën dorë me 24 maj.

Tash, ftesa e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt për debat me Kryeministrin Kurti, nuk ka se si të kuptohet ndryshe veçse pakënaqësi me shikushmërinë e emisioneve ku merr pjesë ai. Sigurisht që sjellja e Kryeministrit Kurti në të njëjtin kuadër televiziv do ta ndryshonte këtë.

Visited 123 times, 1 visit(s) today

Leave a Comment